HomeSportShqipëri-Serbi nën masa të rrepta sigurie/Rreth 2000 efektivë në dispozicion, mes tyre...

Shqipëri-Serbi nën masa të rrepta sigurie/Rreth 2000 efektivë në dispozicion, mes tyre RENEA, FNSH e SHISH! Në pikat kufitare, lista e personave me prirje ekstremiste

spot_imgspot_img

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në “Air Albania”, do të shoqërohet me masa sigurie të shtuara. Rreth 2000 efektivë të Policisë së Shtetit do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë, numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për një ndeshje futbolli në vend.

Mësohet se do të marrin pjesë edhe njësia speciale RENEA, FNSH, strukturat e Antiterrorit, si dhe Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH).

Siguria më e lartë do të fokusohet mbi përfaqësuesen serbe, që nga momenti i mbërritjes në Rinas e deri në largim pas përfundimit të ndeshjes. Ekipi serb do të shoqërohet gjatë gjithë kohës me forca të shumta sigurie dhe masa të rrepta mbrojtjeje.

Antiterrori do të ketë rol kyç në këtë operacion, me detyra të posaçme për kontrollin e perimetrit të stadiumit, monitorimin e pikave të hyrjes në territorin shqiptar dhe evidentimin e çdo rreziku të mundshëm.

Në të gjitha pikat kufitare janë shpërndarë prej një jave lista me persona me prirje ekstremiste, të cilët nuk do të lejohen të hyjnë në Shqipëri.

Ndërkohë, në stadiumin “Air Albania” janë instaluar sisteme sigurie të avancuara, përfshirë:

Kamera me teknologji “face recognition”,

Kamera të lëvizshme për monitorim në kohë reale,

Pushkë anti-drone dhe pajisje për neutralizimin e çdo droni që mund të paraqesë rrezik nga ajri.

Po ashtu, të gjitha rrugët që çojnë në stadium do të jenë të bllokuara, dhe qarkullimi në zonën përreth do të kufizohet rreptësisht.

Policia ka hartuar një plan të detajuar kontrolli, që përfshin verifikimin e biletave dhe dokumenteve të identifikimit për çdo tifoz që hyn në stadium.

Në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, Shërbimet e Sigurisë së Shtetit dhe agjencitë partnere, janë marrë masa që përfshijnë monitorim ajror dhe tokësor, për të përballuar çdo eventualitet gjatë zhvillimit të kësaj sfide të ndjeshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular