HomeSocialeRakip Suli pret ekselentin dhe i jep çmimin “Nderi i Qytetit”, fitoi...

Rakip Suli pret ekselentin dhe i jep çmimin “Nderi i Qytetit”, fitoi Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe, Shqipëri–Kosovë 2025

Kamzës, bashkisë së gjashtë në vend për nga numri i popullësisë dhe e treta në Shqipëri për numrin e nxënësve nuk i mungojnë nxënësit e shkëlqyer dhe talentet. Njërin prej tyre i cili pati sukses në Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe, Shqipëri–Kosovë 2025 e priti kryetari I Bashkisë Kamëz Rakip suli se bashku me familjen dhe drejtuesit e shkollës dhe zyrës arsimore.
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në zyrë nxënësin ekselent Erjon Krasniqi, së bashku me familjen, bashkëmoshatarët, Drejtoreshën e ZVA, znj. Albana Imeraj, Drejtorin e Shkollës, z. Hysen Koldashi dhe mësuesen kujdestare znj. Albana Suli.
Me shumë krenari i dorëzova Erjonit çmimin “Nderi i Qytetit” , si simbol vlerësimi për një të ri model, që me përkushtim dhe dije përfaqëson më së miri vlerat e komunitetit tonë.
Fitues i çmimit në Olimpiadën e Përbashkët të Gjuhës Shqipe, Shqipëri–Kosovë 2025, Erjoni na kujton se investimi në arsim dhe te rinia është rruga më e sigurt drejt së ardhmes që duam.
Faleminderit, Erjon – për punën, përkushtimin dhe frymëzimin që përcjell”- shkruan Kryetari I Bashkise Kamëz në FB.
Arsimi ka qenë jo prioritet, por kryeprioritet i kryetarit të Bashkisë Kamëz Rakip Suli. Prej ditës së parë që është ulur në karrigen e drejtuesit, z.Suli është përkushtuar jo vetëm të krijojë infrastrukturën e duhur në fushën e arsimit ku sot që flasim kemi shkolla të reja të ndërtuara me standardet europiane të pajisura dhe me infrastrukturën e duhur mbështetëse.
Bashkia dhe kryebashkiaku Rakip Suli kanë qenë të përqendruar për të dhënë çfarëdo mbështetje tjetër që arsimtarët dhe drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, kanë kërkuar në dyert e pushtetit lokal dhe ky institucion ka mundur të iu gjendet. Kryebashkiaku Rakip Suli ka qenë i angazhuar për të dëgjuar çdo ankesë, vlerësuar atë dhe dhënë zgjidhje në çdo objekt të sistemit arsimor në territorin e Bashkisë Kamëz.  Rakip Suli e ka nisur që në ditët e para me arsimin duke (ku mungonte ngrohja, baza materiale etj) dhe mundësuar aktualisht që situata të jetë rrënjësisht tjetër. Mbështetje është dhënë për nxënësit talente në shkollave, ekselentët kanë qenë nën vëmendje maksimale ku për herë të parë u kthyen bursat për ta si në sistemin 9-vjecar dhe atë të mesëm, si dhe për arsimtarët dera e bashkisë ka qenë e hapur jo vetëm si prind por dhe mësimdhënës për ti dëgjuar për ankesat apo dhe idetë që ata kanë për mbështetjen për arsimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular