HomeSportShitën në Instagram bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmime të shtrenjta, arrestohen...

Shitën në Instagram bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmime të shtrenjta, arrestohen 3 persona

spot_imgspot_img

Policia ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht 2 të tjerë pasi akuzohet se shitën në Instagram bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi me çmime të shtrenjta.

“Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”,”– njoftimi i policisë.

Në pranga kanë rënë 34-vjeçari Ledion Metallari, 23-vjeçari Arbi Topi dhe 24-vjeçari Ilir Lokaj.

Ndërsa u proceduan në gjendje të lirë 25-vjeçari me iniciale E. Sh., dhe një 16-vjeçar.

Ndaj tyre u ngrit akuza për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attention”.

Shitën në Instagram, bileta për ndeshjen “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga FShF-ja, arrestohen 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2.

Si rezultat i sigurimit të informacionit se në një llogari në rrjetin social “Instagram”, shiteshin bileta për ndeshjen e futbollit “Shqipëri–Serbi”, me çmim disa herë më të lartë se ai i përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Attention”.

Në kuadër të operacionit, u identifikuan autorët e dyshuar të rastit, shtetasit L. M., 34 vjeç, A. T., 23 vjeç dhe I. L., 24 vjeç, të cilët u vunë në pranga, si dhe shtetasi E. Sh., 25 vjeç dhe një 16-vjeçar, për të cilët filloi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Manipulimi i tregut” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular