HomeKultureTrebishti, aty ku bëhen bashkë tradita dhe pasion! Një histori që nuk...

Trebishti, aty ku bëhen bashkë tradita dhe pasion! Një histori që nuk hesht, treva që të ngjan me krejt Shqipërinë

spot_imgspot_img

SHEFQET MEKO/ Dy librat më të fundit të Terziut të Londrës, siç më pëlqen ta mbiquaj shkrimtarin Fatmir Terziu, ”Trebishti”-Vlera midis mitit, legjendës, realitetit dhe “Argumenti i shkopit” (Argumentum Baculinum)-tregime, i porosita, njërin në Amazon dhe tjetrin direkt nga shtëpia botuese “Ura” në Prishtinë. 

Më erdhën thuajse në një ditë. Kë të shfletoja më parë? Sikur i ledhatova në duar, dhe “Trebishti” mu duk libri që do më “zgjonte kujtime”. Fatmir Terziu, padyshim është një nga intelektualët më prodhimtarë të kohës që jetojmë. Ai edhe pse është larg moshës sime, ka mbi 60 botime, filma, dokumentarë, regji, skenarë, kritika, analiza pa fund dhe gati i përditshëm në mediat sociale. Sikurse shkruan mësuesi i tij Hasan M. Prishtina autori është “… talent i lindur”. Natyrisht, si një ikanak shqiptar, që librat dhe autorët që shkruajnë janë “rrjeta” që na “kap të gjallë”, besova se libri mbi Trebishtin, vendorigjinën ku autori nuk ka jetuar, por shkruan me aq mall e dashuri, më ndolli një kureshtje të veçantë, ndërsa “Argumenti i shkopit” mbeti një “amaretë” në tavolinën time.

Jam mahnitur duke lexuar librin “Trebishti” që është një kompozim shpirtëror i autorit, ku janë bërë bashkë pasioni, fletshënimet, dashuria, rrëfenjat, heronjtë, artistët, profesionstët, historia, kërkimet arkivore, tradita dhe mbijetesa e një treve të tërë që të ngjan me krejt Shqipërinë. Në 334 fletët e këtij libri, redaktuar nga Prof.Hasan Shanihaj dhe reçensë nga Prof.Dr. Eshref Ymeri, autori me frymëzim poetik e kujtime rrënjësh, gërmon histori, sjell heronj dhe njerëz të zakonshëm të Trebishtit dhe Gollobordës. Terziu “shëtit” me laps në dorë në çdo cep e kodërz të fshatit, troket në çdo shtëpi, evidenton kontribute të shumta, ledhaton çdo gur e shkëmb, rrëfen për çdo fis, për mjeshtra ndërtimi, futet thellë në mite dhe rrëfenja për të sjellë si një monument letrar dhe po aq historik: qëndresën e vlerat e Trebishtit.

E kam lexuar etshëm dhe kam mësuar gjëra që “kisha dëgjuar”, më është shfaqur në imagjinatë Trebishti që nuk kam qënë kurrë, duke më ngjasuar me fshatin tim ku linda dhe u rrita. Fatmir Terziu e fillon këtë libër me vargje të shpirit të vet poetik kur shkruan ”çdo oborr konaku ishte auditor më vete/çekiçi, mastari, plumbçja, sqepari/shkruanin sipas metodës së tyre të përjetshme/ fatin që ngjizte Ustai. Kështu ngre “siparin” e librit autori, duke të ftuar në rrëfime të mahnitshme që si damarë ku qarkullon gjaku i mbjetesës, kujtesa dhe nderimi ndaj brezave, bëhesh pjesë e një historie të harruar, e brezave ndërtimtarë që tashmë janë kudo nga ngado, duke “lënë bosh” Trebishtin plot histori. “E zbriti fryma gurin në Trebisht/ Gjyshi im ma pati thënë me kohë/ edhe pse dikush e injoron pabesisht/Me të u ndërtua një Botë.” Ky frymëzim i autorit, të bën të rrokullisesh, jo vetëm në atë që përcillet në çdo faqe të këtij libri, por edhe sjell edhe “atë që ke harruar” duke i “dhënë shpirt” edhe gurit. Kështu libri bëhët “njësh me ty” në një vozitje të bukur që nderon punën dhe ndërtimtarin, shpirtin e mosmposhtjes jo thjesht të një fshati, por të gjithë botës e po aq ngjall revoltë e “grusht në qiell” për vrastarët dhe shkatërrimtarët e asaj që ndërton kudo njeriu i palodhur.

TABLOJA

Libri në fjalë, nuk është thjesht një “ vështrim historik”, as ndonjë “gërmim arkeologjik” për të dëshmuar autoktoninë apo lashtësinë. ¨shtë një tablo shpirtërore e një komuniteti që mbijetoi historinë dhe kudo që shkoi, ndërtoi dhe la gjurmë kudo nëpër Atdhe nga pikturat e famshme të Nexhmendin Zajmit (Trebishtjan) e deri në Selanik e tutje ku u tret rinia e këtij fshati. “Trebishti” i Fatmir Terziut, përmes mjeshtërisë rrëfyese, përmes filozofisë së jetës, finesës së mendimit e analizës, evidentimit të traditës, kodit të jetesës, zakoneve dhe nderimeve, përmes personazhesh konkretë, shpaloset para teje si një film publicistik që “të bën të qash” dhe të jesh krenar që kjo pasuri shpirtërore është pjesë e mbijetesës shqiptare. Në gati 65 rrëfenja, meditime, abstraksione filozofike, portrete, fabula, përjetime, përshkrime dhe shpërthime publicistike, autori na sjell një “pllajë shqiptare” që qëndroi e rezistoi, begatoi, ndërtoi veten dhe të tjerët dhe iu nënshtrua “fatit të vet”. Terziu në këtë libër, i kapërcen kufijtë e rrëfimit apo “përshkrimit të traditës”, duke u bërë dëshmi e gjallë e një lloj pavdekësie dhe ai me një mall të çmendur, me një përkujdesje të mallshme, sikur “çvarros harresën” me fuqinë ndriçuese të lirisë që ka gjetur në Londër. “Fëmijëria ime. ¨shtë mbështejllë në kujtesën e Trebishit majës së quajtur Gabor, qytetit të ri të Poliçanit, të pjekur nga dielli i gushtit, i ngrirë në pelten e vapës, i prerë nga dallëndyshet me shigjetë, si gërshërë në kanavacen e rëndë të qiellit e më pas i ndarë në racione të tjera në Elbasan”. Në pak reshta autori rrëfen “trekëndëshin” ku sikur pritet të “varet” fati dhe destinacioni i njeriut të letrave.

Më sipër shënova që botimi në fjalë nuk është një “histori e zakonshme” si dëshmi e dashurisë për një “copë Shqipërie”. ¨shtë shumë më tepër, sepse autori në çdo radhë që shkruan “dëgjon një zile” nga Trebishti dhe Gollobërda. Ai sjell në rreshtat e vet aq shumë heronj që “nuk i njeh kush”, por shkruan për ta Terziu, që nuk kanë tituj e dekorata, por i portretizon plot ngjyra jete nga “Postjeri i kohëve të vështira”,Nesim Balla, që të kujton astrofizikantin e ndritshëm anglez, Stephen Haëking, deri tek “fasulet e Trebshtit” aq të shijshme dhe tradicionale që befasojnë me “efektet shpërthyese” edhe në parlamentin Mbretërisë së Bashkuar.(!!)Fatmir Terziu shkruan bukur e qartë, duke të bërë “për të qarë e për të qeshur”.

PËRMBLEDHJA

¨shtë e vështirë që në një shënim si ky, të mund të përmbledhësh atë zjarr krijues që dëshmohet në libër që ”njësoj si Diell që flakëron më bën të shkrihem. Jam si një gur i vendlidjes: profil bio… një shpirt që s’bëzan” shkruan autori. Merr një referencë nga “Trebishti” i Terziut dhe zhytesh në radhët plot poetikë mendimi dhe po aq dhimbje e shpresë. Autori shkruan: “…për dhimbjen që na pushton sado larg ikim prej saj. Për zbarzëtirat në zemër që presin të mbushen…Për vendlindjen të fshehur në skutat e harruara dhe në fjalët e të moshuarëve të mençur, që vijnë enkas si ushqesa të mendimeve që gatuan në moment për të riformatuar ndonjë histori”. Ky libër është një “encipklopedi” e shpirtit që nuk dihet ku shkon dhe Terziu thotë tërë gulç në shpirt se… “dhimbja shkon më shpejt se njerëzit.Do të të arrijë kudo…”

Më ka gëzuar ky libër jo vetëm për galerinë e pa fund të personazheve që sjell, për domethëniet filozofike, për historinë 100-vjeçare të shkollës së Trebishtit, për dëshmitë historike që vijnë nga gërmimet në arkivat londineze deri tek “fiset e mundjes” në fshat që të bëjnë të besosh se askush nuk shkruan me kaq krejtpërfshije një libër për një vendbanim gati të harruar dhe në “reaminacion” emigrimi, por që e shkruara plot ndjesi kthehet në një “transfuzion” shprese dhe mbijetese. Shumë është shkruar për fshatra, treva dhe histori triumfi, por asnjë, sipas mendimit tim, nuk mund t’i afrohet shpërthimit terzian në librin “Trebishti-Vlera midis mitit-legjendës-realitetit” që duke u nakatosur në lexim me fantazitë krijuese plot ngjyra artistike e mendim filozofik të autorit në tregimet “Argument Shkopi”, deri tek ironia për “fallin letrar” për zgjedhjet e 11 Majit 2025.Këto tregime ishin “ëmbëlsira”, pas trishtimeve publicitike.

Dy librat e Fatmir Terziut më janë dukur një lloj “kokteji” ose një dehje letrare që të sjell një përgjumje plot ëndrra të bukura shqiptare. Dhe jo më kot thonë se ikanakët largohen, por mbeten “skllevër” të kujtimeve nga vendlindja. Mjafton të lexosh Fatmir Terziun, që ëndrrat t’i shohësh “sy hapur” dhe të besosh se autori është gati “Shkrimtar somnabël”, pra i pagjumë, si vrullet e Balzakut, që shkruan dhe shkruan,ditë e natë, mëngjez, drekë e mbrëmje, e po aq “hap porta” për çdo krijues shqiptar nëpër Botë tek “Fjala e Lirë. Cilësi këto që nuk i kemi të gjithë. Në mbyllje, themi Fatmir Terziu, e bashkë me emrin e tij, na fepset njëkohshëm Elbasani dhe Londra, si qytete-kulme të kujtesës dhe suksesit të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular