HomeAktualitetEMRI/Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

EMRI/Ndahet papritur nga jeta ish-bashkëshorti i Grida Dumës

spot_imgspot_img


Ish-bashkëshorti i Grida Dumës është ndarë krejt papritur nga jeta. Lajmin e ka dhënë ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, e cila e ka pasur bashkëpunëtor në atë kohë në atë ministri.

Bregu shkruan se Ilir Shqina solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin  dhe maturinë si akt shërbimi publik. Ish-deputetja Duma dhe Ilir Shqina u ndanë vite më parë, teksa kanë dhe 1 fëmijë. 

Postimi

Sapo mora lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Ilir Shqina-s.

E kam njohur Ilirin kur të dy ishim pedagogë të rinj në Universitet, dhe më vonë pata  fatin ta kem pranë si Këshilltar diplomatik në Ministrinë e Integrimit Europian, në vitet kur  Shqipëria përballej me një nga fazat më të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në BE.

Nuk kishim të njëjtat bindje politike, por Ilir solli në Ministrinë e Integrimit Evropian, atë që mungon shpesh në administratë: korrektësinë, dinjitetin  dhe maturinë si akt shërbimi publik.

Ngushëllimet më të sinqerta për këtë dhimbje të parakohshme, familjes dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan.

U prehsh në paqe, Ilir!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular