HomeSportVIDEO/ Vidal-De Pol, tension dhe tallje gjatë Kili-Argjentinë: Do e shohësh Botërorin...

VIDEO/ Vidal-De Pol, tension dhe tallje gjatë Kili-Argjentinë: Do e shohësh Botërorin nga televizori

spot_imgspot_img

Ndeshja mes Kilit dhe Argjentinës në kualifikueset e Botërorit ka dhuruar një përplasje të vazhdueshme mes dy “problematikëve” të skuadrave në fjalë, Arturo Vidal dhe Rodrigo De Pol. Sa herë përfaqësueset ndeshje, mes dy mesfushorëve ka shkëndija dhe kështu ndodhi edhe këtë radhë.

Faullet ndaj njëri-tjetrit nuk munguan, me një të tillë që solli edhe kartonin e verdhë për Vidal në pjesën e parë të ndeshjes. Dhe në fund të saj, De Pol nuk i rezistoi tundimit për të ngacmuar lojtarin e përfaqësueses së Kilit, që nuk po kalon një moment pozitiv pasi është e fundit në grup dhe nuk ka shanse të shkojë në Botëror.

De Pol i tha diçka Vidal që e shtyu, ndërsa më pas argjentinasi nisi të tallej. Ai fillimisht bëri me gishta shenjën e tastierës, ndërsa më pas të televizorit. “Botërorin do ta shohësh nga televizori”, ishte mesazhi i tij për Vidal, i cili u përgjigj duke e ftuar për një “takim miqësor” në dhomat e zhveshje, që për fat të mirë nuk u bë realitet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular