HomeKronikeBëri për spital 54-vjeçarin pas sherrit për parkimin në Ksamil, arrestohet i...

Bëri për spital 54-vjeçarin pas sherrit për parkimin në Ksamil, arrestohet i riu turk! I lënduari me dëmtime në kokë, u dërgua tek Trauma

spot_imgspot_img

Policia ka arrestuar një 26-vjeçar turk, i cili ka goditur me grushte një 56-vjeçar në Ksamil pas sherrit për një vend parkimi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:15, ku në konflikt janë përfshirë edhe tre persona të tjetër.

Në pranga ka rënë 26-vjeçari turk me iniciale H. D., me banim të përkohshëm në Prishtinë,

Ndërsa u procedua penalisht 54-vjeçari i dhunuar, banues në Ksamil, si edhe shtetasit me iniciale B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç, që u përfshinë në sherr.

I dhunuari raportohet se ka marrë dëmtime në kokë dhe ndodhet në spitalin e Traumës.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe:

  • arrestuan shtetasin turk H. D., 26 vjeç, me banim të përkohshëm në Prishtinë, pasi më datë 06.06.2025, rreth orës 21:15, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Ksamil, i cili ka marrë dëmtim në kokë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë edhe për shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt B. M., 50 vjeç, Sh. M., 42 vjeç, shtetasin e dëmtuar A. M., si dhe shtetasin turk A. B., 26 vjeç.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular