Pak orë para ndeshjes së shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania”, reperi i njohur Finem ka tërhequr vëmendjen me një veprim të guximshëm që ka ndezur rrjetet sociale.
Në një video që po qarkullon gjerësisht në TikTok dhe Instagram, Finem shihet duke vendosur një bast prej 50,000 lekësh për fitoren e Shqipërisë, me një kuotë 3.45. Nëse kuqezinjtë fitojnë, reperi do të përfitojë 172,500 lekë. Megjithatë, disa përdorues në rrjet pretendojnë se bëhet fjalë për 50 mijë euro, por bazuar në shifrat dhe koeficientin e bastit, duket më e mundshme që shuma është në lekë shqiptare – një detaj që mbetet ende i paqartë.
Videoja shoqërohet nga kënga “Kuq e Zi” e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, duke i dhënë momentit një ngarkesë të fortë emocionale e patriotike. Për Finem, ky bast është më shumë sesa një lojë është një deklaratë besimi në Kombëtaren shqiptare dhe një mesazh krenarie për ngjyrat kuqezi.