HomeSportVIDEO- Atmosferë festë në Qafë Thanë/ Tifozët drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi:...

VIDEO- Atmosferë festë në Qafë Thanë/ Tifozët drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Forca! Presim fitore…

spot_imgspot_img

Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, pasi Kombëtarja jonë përballet me Serbinë, në një nga sfidat më të shumëpritura të kampionatit. Një atmosferë elektrizuese ka përfshirë gjithë vendin, ndërsa pika kufitare e Qafë Thanës ka përjetuar një fluks të jashtëzakonshëm hyrjesh që në orët e para të mëngjesit.

Kolona të gjata automjetesh, shumica me targa të Maqedonisë së Veriut, janë regjistruar në hyrje të Shqipërisë. Shqiptarë nga Kërçova, Struga, Tetova e më gjerë po udhëtojnë drejt Tiranës për të qenë pranë kuqezinjve në këtë ndeshje me peshë të veçantë emocionale dhe historike.

Në Qafë Thanë po punohet me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje, megjithatë fluksi i mjeteve ka krijuar radhë të gjata dhe pritje të gjata për kalimtarët. Pavarësisht kësaj, qytetarët janë të buzëqeshur dhe të emocionuar, duke mbajtur flamuj kuqezi dhe duke brohoritur “Forca Shqipëria!”

Në redaksinë e ‘Ora News’ kanë mbërritur edhe video të shumta ku shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Tetova urojnë fitoren dhe shfaqen duke festuar përpara fillimit të ndeshjes.

Njoftim: 

Fluks i shtuar i automjeteve ku pjesa më e madhe janë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nga Kërçova, Struga, Tetova e më gjerë të cilët vijnë për të ndjekur ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Serbi.
Janë të emocionuar dhe ndjekës të rregullt të ndeshjeve të kombëtares ndërsa mbrëmjen e sotme krahas atmosferës elektrizuese duan që të marrin një fitore të madhe.

Në Qafë Thanë sot punohet me 3 sportele në hyrje dhe tre në dalje, por fluksi i mjeteve në hyrje është i lartë saqë ka krijuar edhe rradhë të gjata.

Të gjithë për Shqipërinë, të gjithë për fitoren.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular