HomeBotaDonald Trump paralajmëron Elon Musk për pasoja serioze nëse manjati i teknologjisë...

Donald Trump paralajmëron Elon Musk për pasoja serioze nëse manjati i teknologjisë financon kandidatët demokratë

spot_imgspot_img

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha sot në një intervistë për mediat amerikane se do të ketë “pasoja shumë serioze” nëse miliarderi Elon Musk financon kandidatët demokratë për të kandiduar kundër republikanëve që miratojnë projektligjin tatimor të Trump.

Megjithatë Trump nuk pranoi të zbulojë se cilat do të jenë këto pasoja.

Kur u pyet nëse beson se marrëdhënia e tij me drejtorin ekzekutiv të Tesla-s dhe SpaceX ka mbaruar, Trump u përgjigj: “Mendoj se po”.

Musk fshin postimin që akuzon Trumpin në rastin Epstein

Multimiliarderi Elon Musk ka fshirë një postim në platformën X që kishte publikuar në kulmin e debateve të tij me presidentin amerikan, përmes të cilit akuzonte Trump për përfshirje në çështjen Jeffrey Epstein , emri i financierit të akuzuar për shfrytëzim seksual të të miturve.

“Është koha për të hedhur bombën e madhe: (Trump) është në dosjet e Epstein “, shkroi biznesmeni në X të enjten, ndërsa debatet e tij me presidentin republikan degjeneruan në një përballje të dhunshme publike.

“Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike”, vazhdoi ai, duke i uruar ironikisht dhe me hidhërim presidentit një “ditë të mbarë”.

Në përgjigje, Shtëpia e Bardhë u kufizua duke i përshkruar sulmet si “të trishtueshme”, me presidentin amerikan që tha se besonte se biznesmeni e kishte “humbur plotësisht mendjen”.

Njeriu më i pasur në botë nuk dha prova për akuzat e tij, por ripostoi një video të vitit 1992 që tregonte Donald Trump dhe Jeffrey Epstein duke bërë shaka në një festë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular