Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë. Pas një konflikti për motivë të dobëta, 38-vjeçari Korado Teodori ka plagosur në këmbë 31-vjeçarin Sandrino Baci. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.
Po ashtu kanë dalë dhe pamjet e para nga vendi i ngjajres.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç(komshi me njëri-tjetrin).
Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.