Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja, kandidati për president në radhët e Partisë Demokratike Qendrore është në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë.
Nga atentati, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Mësohet se në pranga ka rënë një 15 vjeçar (që dyshohet si autor i sulmit), ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Qeveria ka ofruar një shpërblim prej 730,000 dollarësh për informacion që ndihmon në gjetjen e atij që urdhëroi atentatin.

Ish-presidenti Alvaro Uribe, dënoi sulmin duke e quajtur “goditje ndaj shpresës së vendit.”
Liderë të tjerë latino-amerikanë shprehën mbështetjen ndaj kandidatit dhe theksuan se “dhuna nuk ka vend në demokraci”.