HomePolitikeIntegrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

spot_imgspot_img

Vetëm menaxhimi i ujit i kushton Shqipërisë gjatë 10 viteve të ardhshme rreth 7 miliardë euro

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër, lidhshmërinë e qëndrueshme dhe për bujqësinë e mjedisin.

Grupkapitulli i katërt “Agjenda e Gjelbër dhe lidhshmëria e qëndrueshme”, sipas raportit të përgatitur nga qeveria shqiptare, mbulon politikën e transportit, energjinë, rrjetet trans-evropiane, mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Bashkimi Evropian është angazhuar në “Agjendën e Gjelbër” si dhe në “Planin Ekonomik të Investimeve” për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përmirësuar investimet në rajonin tonë, duke mobilizuar deri në 9 miliardë € nga Instrumenti i IPA III, me qëllim nxitjen e rimëkëmbjes afatgjatë, të orientuar drejt tranzicionit të gjelbër dhe atij digjital.

Kapitulli 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike konsiderohet më i vështirë që Shqipëria negocion për shkak të kostos financiare për të arritur standardet mjedisore të Bashkimit Evropian. Vetëm menaxhimi i ujit i kushton Shqipërisë gjatë 10 viteve të ardhshme rreth 7 miliardë euro.

Nga studimet e bëra vlerësohet se për të menaxhuar të gjithë infrastrukturën në këtë fushë, pjesa më e madhe e së cilës është ndërtuar në vitet ’60–’70, do të duhet një burim financiar prej të paktën 600–700 milionë euro.

Grupkapitulli i fundit që mbetet për t’u hapur është ai i pestë, ku përfshihet “Burimet, bujqësia, zhvillimi rural dhe peshkimi dhe kohezioni.”

Legjislacioni evropian në këta sektorë synon ngritjen e sistemeve të qëndrueshme të furnizimit të ushqimit, përdorimin e metodave digjitale, inovative të përdorimit të burimeve, si dhe reduktimin e pesticideve dhe fertilizuesve, në kuadër të mbrojtjes së mjedisit, rregullime specifike për sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, politika rajonale dhe koordinimin e instrumenteve strukturore, parashikimet financiare dhe buxhetore.

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian ka vijuar puna për zbatimin e masave administrative për kapitullin 11 lidhur me sigurimin dhe përmirësimin e regjistrit të fermave për t’u përputhur plotësisht me acquis e BE-së.

Në fushën e sigurisë ushqimore ka vijuar hartimi dhe zbatimi i legjislacionit për kontrollin e cilësisë dhe sigurisë së produkteve ushqimore, me qëllim integrimin e kontrollit të ushqimit si një funksion kyç në mbrojtjen e shëndetit dhe interesave të konsumatorit, duke siguruar konkurrencë të ndershme në tregun kombëtar dhe futjen e ushqimit dhe produkteve në tregun ndërkombëtar. Klan News

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular