HomeSportLetoni-Shqipëri, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

Letoni-Shqipëri, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi

spot_imgspot_img

Të martën e 10 qershorit, është planifikuar ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prag të kësaj përballje, UEFA ka zbuluar edhe arbitrat që do të vendosin drejtësi. Në fushë, është zgjedhur një trupë gjykuese nga Turqia.

Arbitër kryesor do të jetë Umut Meler, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Kerem Ersoy dhe Ibrahim Uyarcan. Arbitër i katërt është përzgjedhur Oguzhan Cakir. Meler ka qenë një emër shumë i përfolur vitet e fundit sa i përket arbitrimit, pasi në Turqi ai u godit me grusht nga presidenti i Angaragucu, pas ndeshjes me Rizespor në vitin 2023.

Në VAR do të jenë dy gjermanë: Harm Osmers si kryesor dhe Daniel Schlager si asistent.

Ndeshja mes Letonisë dhe Shqipërisë do të transmetohet ekskluzivisht në ekranin e Tv Klan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular