HomeSport“Lidhem mirë me Bajramin dhe Hoxhën”, Mitaj: Na mungoi një detaj i...

“Lidhem mirë me Bajramin dhe Hoxhën”, Mitaj: Na mungoi një detaj i vogël për të fituar! Botërori? Kemi shumë ndeshje përpara

spot_imgspot_img

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj foli pas sfidës me Serbinë. Ai nxorri në pah kualitetin e Kombëtares dhe tregoi se mungoi vetëm një detaj për të fituar sfidën. 

“Unë gjithmonë dua të luaj me ritëm të lartë, shokët e ekipit që kam në Arabi kanë luajtur në Europë dhe më ndihmojnë që mos të ulem me ritmin e lojtës. Kemi luajtur mirë, ishte ndeshje me kualitet nga të dyja ekipet, na mungoi goli, por bëmë një ndeshje super të mirë të gjithë, duhet të fokusohemi te ndeshja tjetër. Unë me thënë drejtën lidhem mirë me të gjithë çunat, si me Bajramin dhe Hoxhën, nuk është se preferoj dikë, të gjithë luajnë mirë, më pëlqeu që bashkëpunuam me njëri-tjetrin. Mbas pjesës së parë patëm pas psikologji shumë të lartë, por na mungoi ai detaji i vogël për të fituar ndeshjen. Nuk i lamë të na sulmojnë shumë apo të krijojnë rrezik. Është ende fillim kemi luajtur 3 ndeshje, kemi të tjera dhe shkojmë vetëm për fitore në të gjitha ndeshjet” u shpreh Mitaj për “Super Sport”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular