HomeAktualitetAbuzuan me detyrën, kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës! Shkarkohen 5...

Abuzuan me detyrën, kryebashkiaku Vangjel Tavo “shkrin” IMT-në e Himarës! Shkarkohen 5 punonjës dhe drejtuesi

spot_imgspot_img

Pesë punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë shkarkuar mëngjesin e kësaj të hëne me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo.

Janë ende të paqarta arsyet se përse është marrë ky vendim, informon gazetari Igli Çelmeta.

Burime bëjnë me dije se kjo njësi, që ka në fokus mbrojtjen e terrenit nga ndërtime të paligjshme dhe abuzime, ka bërë të kundërtën e asaj që ligji dhe rregullorja i përcakton, duke abuzuar me detyrën.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagim zyrtar nga ana e institucionit mbi shkaqet që dërguan në shkrirjen e një strukture që duhet të jetë në terren për të konstatuar të gjitha shkeljet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular