HomeAktualitetHodhën sende të forta në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen...

Hodhën sende të forta në fushë gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, arrestohen dy persona, 10 të tjerë nën hetim

spot_imgspot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka nisur hetim për 10 të tjerë për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes  midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”, një ditë më parë.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciciale Dardan Ibrahimaj, 31 vjeç, dhe Jakup Lleshi, 29 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”, njofton policia.

Mes të arrestuarve është edhe një punonjës sigurie, Bledian Çeço, pasi sipas policisë, i mori para dy tifozëve nga Kosova për të mos bërë kontrollin fizik.

“Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë“, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular