Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur sot në SPAK, ku iu komunikua akuza.
Roshit iu komunikua akuza për “shpërdorim detyre”, pas një kallëzimi të Këshillit të Lartë të Shtetit, gjatë auditit të vitit 2013-2014, në kohën kur ishte ai ishte kryetar bashkie.
Ndërkohë në muajin maj me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi, i është sekuestruar telefoni si pjesë e hetimeve për krime zgjedhore.