HomePolitikePas Tiranës, KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive edhe për Qarkun...

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive edhe për Qarkun e Fierit

spot_imgspot_img

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në Qarkun e Fierit.

Vendimi u mor, pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike, Elvis Çefa e Ledio Braho në KAS. Kështu, do të rinumërohen votat e partive politike dhe të kandidatëve të Fierit. PS mori 12 mandate në zgjedhjet e 11 majit në Fier, ndërsa PD 4. Nisma Shqipëria Bëhet pretendoi se ishte pranë marrjes së një mandati në këtë qark.

Në Qarkun Fier, në zgjedhjet e 11 majit ishin në total 587 kuti.

Më herët, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur për rinumërimin e votave për partitë politike dhe kandidatët edhe në qarkun e Tiranës. 1282 kuti votimi pritet të rinumërohen te Parku Olimpik në kryeqytet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular