HomeAktualitetSPAK zgjat afatet e hetimit për Ilir Metën dhe për 6 muaj...

SPAK zgjat afatet e hetimit për Ilir Metën dhe për 6 muaj të tjerë

spot_imgspot_img

Hetimet ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, janë zgjatur edhe për 6 muaj të tjerë. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Kujtim Cakrani, i cili në një deklaratë për mediat bëri me dije se vendimi i SPAK vjen një ditë para përfundimit të afatit të mëparshëm hetimor, më 10 qershor.

Sipas Cakranit, arsyeja e shtyrjes është pritja e një prove të re – një akt-ekspertizë që pritet nga Fatime Kryemadhi, ish-vjehrra e Metës.

“Ne sot u thirrëm në SPAK për të komunikuar zgjatjen e hetimeve për Ilir Metën. Duke parë që afati përfundon nesër, prokurorët vendosën zgjatjen e hetimeve me 6 muaj. Kjo vepër penale për të cilën akuzohet Meta është regjistruar në vitin 2019 – deri sot kanë kaluar afërsisht 6 vite. SPAK nuk ka mbledhur akoma prova për ta implikuar Metën dhe po rri sot në paraburgim për akuza që nuk i di,” u shpreh Cakrani.

Ai ngriti shqetësimin se Meta po mbahet në paraburgim pa baza të qarta ligjore:

“Thelbi është pse po mbahet në paraburgim Presidenti i Republikës. Meta është rrëmbyer. Prokurorët thonë se po presin prova, një aktekspertimi të ish-vjehrrës së Metës.”

SPAK nuk ka dhënë ende një koment zyrtar lidhur me ecurinë e hetimeve apo për afatet e pritjes së provave të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular