Një ngjarje tragjike ka tronditur finalen e Nations League mes Portugalisë dhe Spanjës, e zhvilluar në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Një tifoz humbi jetën pasi ra nga tribuna gjatë pjesës shtesë të ndeshjes.
Ngjarja ndodhi në pjesën e parë të kohës shtesë, në një moment kur atmosfera ishte në kulmin e saj. Menjëherë pas rënies, ekipet mjekësore ndërhynë për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarit, por pavarësisht përpjekjeve, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të rënda.
Fitorja e Portugalisë ndaj Spanjës, në një finale emocionuese, u errësua nga kjo tragjedi që ka tronditur të pranishmit dhe opinionin sportiv. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur identitetin apo kombësinë e viktimës.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vijim.