HomeKronikeU aksidentua dhe ra poshtë urës, u gjet pas 8 orësh/ Policia...

U aksidentua dhe ra poshtë urës, u gjet pas 8 orësh/ Policia DYSHON: Fshihet diçka tjetër në vdekjen e 26-vjeçarit

spot_imgspot_img

26-vjeçari Ideal Halabaku i gjet i vdekur pasditen e djeshme në Kosovë, pranë Urës së Kaçanikut.

Policia njoftoi se i riu ishte përfshirë në një aksident me makinë dhe gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga vendngjarja, kishte rënë nga ura, ku u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit. Në njoftimin e Policisë u bë e ditur se i ndjeri ishte aksidentuar rreth orës 05:00, ndërsa tek në ora 13:15 ishte gjetur nga një qytetar.

“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut“, u tha në njoftimin e policisë.

Megjithatë, e gjithë ngjarja është përfshirë ngas mister, pasi policia njoftoi më pas se vdekja e tij nuk kishte ardhur si pasojë e aksidentit. Policia pritet të japë të tjera detaje në vazhdim, ndërsa trupi i të riut u dërgua në morg, ku pritet t’i nënshtrohet dhe autopsisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular