Shqipëria dhe Serbia u përballën të shtunë në “Arenën Kombëtare”, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Botërorit (0-0). Përtej asaj që u pa në fushën e lojës, pati momente epike edhe jashtë stadiumit.
Para ndeshjes, teksa gazetari serb i Al Jazeera Balkans, Milan Boskovic po raportonte, atij iu afrua një tifoz shqiptar, duke e puthur në faqe.
Një episod mjaft i veçantë që përcjell mesazhin e paqes mes dy vendeve, ndërsa video është përhapur gjerësisht në rrjet.