HomeRajoniVuçiç nuk mban nervat, largohet i irrituar nga konferenca me gazetarët! Pyetja...

Vuçiç nuk mban nervat, largohet i irrituar nga konferenca me gazetarët! Pyetja që nuk i pëlqeu

spot_imgspot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u përball me një situatë aspak të këndshme, gjatë një konference për media.

Një debat i tensionuar me gazetarët detyroi presidentin serb të largohet i irrituar nga koncerenca live. Shkak për reagimin e tij u bë një pyetje që nuk i pëlqeu, duke e shtyrë atë të mbante një ton kritik dhe moralizues ndaj përfaqësuesve të mediave.

Vuçiç po komentonte sulmin ndaj Milosh Pavloviç, përfaqësues i lëvizjes “Studentët që duan të mësojnë”, duke e krahasuar me një incident të mëparshëm në Novi Sad, ku një studente u sulmua dhe iu thye nofulla, raportojnë mediat në Beograd.

“Më shpjegoni pse ata djem në Novi Sad qëndruan katër muaj në paraburgim, ndërsa këta që vepruan në mënyrë të organizuar, me qëllim dhe me vetëdije, përballen vetëm me akuza për pakujdesi…”, u shpreh Vuçiç me tone të ashpra.

Kur gazetarët tentuan të reagojnë, duke theksuar se edhe ata mund të japin shpjegime, presidenti i ndërpreu ashpër dhe i qortoi për sjelljen e tyre.

Ju ende mendoni se kjo është për të qeshur. Ju,, unë jo. Mësohu të sillesh më mirë. Sjellje elementare. Nuk do të ishte keq“, tha ai me nervozizëm të dukshëm. Momenti i tensionit u publikua nga gazetarja në rrjetet sociale, e cila e përshkoi situatën si të pakëndshme, duke thënë se presidenti iu bërtiti, u zemërua me ta dhe u largua nga konferenca.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular