U zhvillua në Shqipëri me sukses edicioni i parë i “Panairit Ballkanik Detar”.
Në një aktivitet të veçantë, bazuar në fushën detare dhe jo vetëm, bëri bashkë në Marina Orikum – Vlorë, mbi 60 biznese vendase, rajonale dhe europiane.
Credins bank mori pjesë me shërbimin special Leasing, si një mundësi mjaft e mirë për t’u ardhur në ndihmë subjekteve private për të zhvilluar bizneset e tyre.
Ky panair nuk ishte vetëm një event, por një hap strategjik drejt zhvillimit të mëtejshëm të turizmit detar në Shqipëri dhe vendosjes së Orikumit si një qendër të rëndësishme të Mesdheut për jahte, teknologji detare dhe investime të qëndrueshme.