HomeBotaDetaje nga sulmi me armë zjarri në një shkollë në Austri! Rritet...

Detaje nga sulmi me armë zjarri në një shkollë në Austri! Rritet bilanci i viktimave, dyshohet se nxënësi qëlloi me plumba bashkëmoshatarët dhe mësuesit

spot_imgspot_img

Detaje të reja dalin lidhur me sulmin e përgjakshëm me armë zjarri në një shkollë në Grazit të Austrisë.
Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave ka shuar në 8, nga 5 që ishte dhe se autor i krimit dyshohet se është një nxënës.

Autori i dyshuar pasi kreu krimin, kreu vetëvrasje në banjot e shkollës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithashtu disa nxënës dhe mësues.

Ministria e Brendshme austriake tha më herët se disa studentë dhe mësues janë vrarë dhe disa janë plagosur rëndë.

Media austriake ORF raporton se të gjithë mësuesit dhe nxënësit e tjerë janë evakuuar nga shkolla.

Grazi është qyteti i dytë më i madh në Austri dhe ndodhet rreth 200 km nga kryeqyteti Vjenë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular