HomeSportE vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman...

E vlerëson 20 milionë euro! Jo vetëm Lajpcig, gazetari i njohur gjerman zbulon klubin që po monitoron Brojën

spot_imgspot_img

Largimi i Armando Brojës nga Çelsi shikohet si diçka e sigurt. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk shfaqet në planet e londinezëve, ndërsa shumë klube në Europë interesohen për shërbimet e tij.

Florian Pletenberg, gazetar i njohur gjerman, zbulon interesin e Volfsburg për Brojën. Më parë nga Gjermania është përfolur Lajpcig ndër të tjerë.

Vlera për Brojën konsiderohet 20 milionë euro. Çelsi e ka produkt të akademisë së tij, ndërsa në pjesën më të madhe të karrierës e ka huazuar.

23-vjeçari ka provuar të luajë për Evertonin, Fulhamin, Sauthempton dhe Vitesh. Kontrata aktuale i përfundon në vitin 2028.

Me Kombëtaren shqiptare ndërkohë ka debutuar në shtatorin e vitit 2020. Gjatë kësaj kohe ka shënuar 5 gola, ndërsa duhet thënë se dëmtimet kanë qenë penalizimi më i madh për të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular