HomeKronikeEMRI/"Çmendet" 32-vjeçari në Përrenjas, lyen me benzinë fqinjin dhe tenton ta djegë

EMRI/”Çmendet” 32-vjeçari në Përrenjas, lyen me benzinë fqinjin dhe tenton ta djegë

spot_imgspot_img

Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Prrenjas, i cili tentoi të vriste fqinjin e tij të moshuar duke e djegur me benzinë.

Siç bën me dije policia, 32-vjeçari Gazmend Ozuni, hodhi benzinë ndaj 75-vjeçarit S.O., në ambjentet e jashtme të shtëpisë së këtij të fundit dhe i vuri flakën atij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ndërkohë i moshuari u dërgua në spital për mjekim, teksa i riu u vu në pranga.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste duke e djegur me lëndë djegëse benzinë fqinjin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet menjëherë pas ngjarjes, autori.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Prrenjasit ka shkuar për të marrë mjekim shtetasi S. O., 75 vjeç, dyshuar i djegur me lëndë djegëse, kanë kryer veprimet hetimore dhe operacionale për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. O., 32 vjeç.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar  shtetasi S. O., 75 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular