Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”.
Rama theksoi se ky është një event i jashtëzakonshëm, duke u shprehur se organizatorët janë në bisedime me vendin tonë dhe Madrid.
Por kreu i qeverisë u shpreh besimplotë se “kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne”.
“Do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, u shpreh Kryeministri.
Edi Rama: Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, por jemi diskutuar edhe DSurrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.
Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket edicionit global në Dubai dhe për edicionin Europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.
Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë.