HomeSport“Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë”, flet përkthyesi...

“Ju rrëfej takimin pas 41 vitesh me trajnerin e Serbisë”, flet përkthyesi shqiptar i Kombëtares serbe: E kam njohur kur ishte ushtar, vinte në shtëpinë time dhe…

spot_imgspot_img

Dy ditë pas ndeshjes në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë, Federata Serbe e Futbollit ka dalë me një deklaratë duke treguar se sipas tyre atmosfera ka qenë e tmerrshme, e frikshme dhe se lojtarët e tyre kanë rrezikuar gjatë ndeshjes.

Një tezë që deri dje dukej thjesht e disa portaleve të tyre. Ndërkohë e vërteta reale me atë që me sa duket i duhet të thonë publikisht është krejt e kundërta.

Pleurat Himaduma ishte njeriu që shoqëroi ata në Tiranë gjatë konferencës për shtyp dhe stërvitjes që zhvilluan në Arenën Kombëtare, në një intervistë për Top Channel, ai tregon lidhjet me trajnerin Dragan Stojkoviç, një njohje 41 vjeçare që rastësia i takoi në Shqipëri.

Himaduma i shkolluar në Beograd në vitet ’60 është ndër themeluesit e televizionit të Jugosllavisë së atyre viteve në Prishtinë.

 “Prindërit e vet insistuan që të ishte ushtar në Prishtinë për arsye të afërsisë pasi ai është nga rrethinat e Nishit. Në atë kohë enkas erdhi edhe një këngëtar shumë i famshëm i tyre i atyre viteve me origjinë kroate Aleks Sllavica. Edhe ai duhet të shkonte ushtar dhe ne e morëm në Prishtinë për ta shfrytëzuar për nevojat e televizionit. Ata rrinin bashkë dhe vinin ndonjëherë tek shtëpia ime për kafe. Kur Dragani erdhi në konferencë ngriu, ashtu edhe unë, ky ishte efekti i takimit”, tha Pleurat Himaduma, përkthyesi i kombëtares serbe.

Përse kjo mospërputhje e realitetit që pa trajneri me atë të mediave atje?

“Ai e ka falënderuar shumë popullin shqiptar dhe është shprehur që si na pritën në Shqipëri uroj t’i presim edhe ne në Beograd, por me sa duket disa gazetarëve nuk u ka pëlqyer kjo”, tha përkthyesi.

Me sa duket edhe mediat shtetërore serbe kanë patur të njëjtin mendim.

“Komentatori i Radio Beogradit, ka theksuar se organizimi ka qenë fenomenal, edhe gazetaret e televizionit shtetëror të Beogradit kane theksuar korrektesën dhe se gjithçka ishte shkëlqyeshëm”, tha përkthyesi Himaduma.

Po si mundet gjithë ato shkrime dhe tituj skandalesh frike dhune në Tiranë në mediat on line?

“Nuk ka të drejtë Serbia me kritiku ne, e dini pse, sepse Crvena Zvezda kur luajnë bashkë kanë 10.000 rrugaçë nga një krah dhe 10.000 rrugaçë nga krahu tjetër. Simpatizues më korrekt, nëse keni parë Europën, nuk ka si këtu. Këtu edhe demonstratat janë normale janë të qeta. E habitshme është se si i interpretojnë mediat, si s’kanë turp”, tha Himaduma.

Sipas Pleuratit reagimet mjaft pozitive kanë qenë edhe përfaqësuesit e shtetit serb në Tiranë, drejtuesit e ambasadës së tyre.

“Edhe strukturat shtetërore që ishin theksuan fjalën perfekte, nga ambasadori, zëvendës ambasadori, të gjithë të gjithë që ishin, morën biletat nga Federata u pritën si mysafir”, tha përkthyesi.

Ndërkohë që historia e tifozerive nuk dikur siç e kujton Pleurati ka qenë ndryshe, duke kujtuar përballjen e vitit 1967 të Shqipërisë me Serbinë në Beograd.

“4-5  mijë tifozët shqiptarë nga Kosova kanë qenë në stadium dhe kanë brohoritur kanë nxjerrë flamurin e Shqipërisë, ishte koha e Jugosllavisë. Ndërkohë simpatizuesit e Cervena Zvezdës kur luajnë ndeshjen me Partizanin thërrasin Kushta…sa përmendet emri i Kushtës ata qetësohen, duke i kujtuar fitoren e Flamurtarit 2-1 me golin e famshëm të Kushtës”, u shpreh ai.

Shikoni intervistën e plotë:

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular