HomeSportLevandovskit nuk i del e keqja: Ma hoqën shiritin kur po vija...

Levandovskit nuk i del e keqja: Ma hoqën shiritin kur po vija fëmijët në gjumë

spot_imgspot_img

Polemikat vazhdojnë në Poloni për refuzimin e Robert Levandovskit për të luajtur për ekipin e tij kombëtar

Lojtari njoftoi se nuk do të luajë më për vendin e tij derisa të zëvendësojnë trajnerin Mikal Probierz. Probierz, nga ana e tij, u përgjigj duke thënë se ia kishte hequr shiritin e kapitenit lojtarit të Barçës për të mirën e ekipit. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Levandovskit, i cili ka folur përsëri në vendin e tij të lindjes, konkretisht në “Sportowe Fakty”.

PRESIONI – “Kam përshtypjen se trajneri iu dorëzua presionit të medias. Ai i theu marrëveshjet tona dhe kjo është arsyeja pse qëndrimi i tij më habit”.

TELEFONATA – “Mora një telefonatë surprizë nga trajneri Probierz, i cili më informoi se kishte vendosur të më hiqte shiritin e kapitenit. Nuk isha i përgatitur për këtë; po i vija fëmijët në shtrat. Biseda zgjati disa minuta. Nuk pata kohë as të informoja familjen time ose të flisja me askënd për atë që kishte ndodhur, sepse pak çaste më vonë u shfaq një mesazh në faqen e internetit të PZPN. Mënyra se si më informuan ishte një tronditje e vërtetë”.

TRAJEKTORJA – “Nuk kam qenë kapiten për një ose dy vjet… Kam mbajtur shiritin e kapitenit për njëmbëdhjetë vjet dhe me ekipin kombëtar kam luajtur për shtatëmbëdhjetë vjet. Ndjeva se këto çështje duhet të trajtohen ndryshe. Sidomos që grumbullimi i ardhshëm stërvitor është ende shumë larg. Plus, kemi një ndeshje të rëndësishme që po vjen dhe gjithçka u komunikua me telefon. Nuk duhej të kishte qenë kështu. Trajneri tradhtoi besimin tim”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular