Marina meksikane ka sekuestruar një prej sasive më të mëdha të drogës të bëra ndonjëherë në historinë e Meksikës, prej 42.2 ton metamfetamine në perëndim të vendit.

Sekuestrimi u bë gjatë një operacioni ushtarak në laboratorë të paligjshëm dhe klandestinë në shtetin e Michoacan, Meksikë, dhe vlerësohet se metamfetamina e sekuestruar vlen më shumë se 50 milionë dollarë.
Mediat shkruajnë se vendi është nën presion të fortë nga administrata e Presidentit Donald Trump në lidhje me trafikimin e drogës me origjinë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, Trump ka nisur një “fushatë” agresive kundër hyrjes së drogës, veçanërisht fentanilit në SHBA, ndërsa përmend trafikimin e drogës si një nga arsyet kryesore pse ai vendosi tarifa për importet nga Meksika.

