HomeAktualitet“Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”, Mahmutaj...

“Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”, Mahmutaj për plagosjen e 21 janarit: Më tradhtuan në spital

spot_imgspot_img

Gazetari Fatos Maqhmutaj, i ftuar në Top Story, rrëfeu për rastin kur u plagos më 21 janar, teksa raportonte.

Mahmutaj tha se në fillim nuk e kuptoi që ishte plagosur nga një plumb dhe vazhdoi të fliste në lidhje direkte.

Ai tha se pas atij plumbi, peripecitë dhe pasojat e ngjarjes bënë që të përfundonte azilant në Belgjikë.

Fatos Mahmutaj: Isha live në emisionin që raportoja dhe kisha përballë një gardist dhe qëlloi drejt turmës ku isha unë dhe flaka e fishekëve po vinte drejt meje. Momentet e para nuk e kuptova që isha plagosur nga një plumb mendova që ishte ndonjë cifël e trungut të pemës.Vazhdova lidhjen dhe pas plagosjes, fola për rreth një minut në lidhej direkte dhe po thoja në lidhje direkte që as vetë s’po e kuptoja çfarë po ndodhte dhe që mund të isha plagosur dhe vetë. Pas atij plumbi 14 vite karrierë morën fund. U shpërbë gjithçka. Për shkak të pasojave dhe përipecive të atij momenti përfundova azilant në Belgjikë.

Ish-kryeministri i kohës tha në një konferencë shtypi që flitej për një gazetarë të plagosur, por tha më pas që nuk ka gazetar të plagosur. Nga ky moment, rasti im u izolua dhe nuk u bë publik. Kisha një lloj dashakeqësi nga administrata e spitaleve, pra pjesa politike e tyre arriti aty ku dukej se ata donin të më fshihnin deri sa të mos të takoja as prokurorët. Mjeku ligjor nuk donte të bënte ekspertizë, filloi të më thoshte të kanë goditur nga afër, s’je goditur me plumb, gjëra që më vjen turp t’i them sot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular