Trajneri Silvinjo ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në ndeshjen ndaj Letonisë, due i besuar “jashtë radhe” shiritin e kapitenit një emri i cili përfundoi në epiqendër të kritikave për ndeshjen ndaj Serbisë.
Ai që do të udhëheqë ekipin në fushën e lojës është Rei Manaj, pikërisht sulmuesi i kritikuar për penalltinë e humbur e cila mund të kishte ndryshuar fatin e duelit të luajtur në ”Air Albania”. Një sinjal i qartë në mbështetje të lojtarit të kritikuar, pasi qartësisht nuk ka zbatuar ”hierarkinë” e zakonshme brenda grupit kuqezi.
Kjo, pasi në teori shiritin duhej ta mbante Ardian Ismajli, i cili është ai i cili ka rolin e zëvendëskapitenit pas Gjimshitit, si dhe ka më shumë ndeshje të luajtura me fanellën kuqezi se sa Manaj. Por duket qartësisht se Silvinjo nuk është bazuar të numri i ndeshjeve për të marrë vendimin e tij. Ai ka treguar se sa besim ka te sulmuesi, siç kishte bërë edhe këto ditë duke marrë ai përgjegjësitë për caktimin e Manajt si goditës të penalltive.