HomeSportSOT, ORA 20:45/ Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja...

SOT, ORA 20:45/ Me mbrojtje të re dhe balotazh në sulm, ja si pritet të luajë Shqipëria kundër Letonisë

spot_imgspot_img

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për median të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Kristjan Asllani, kuqezinjtë zbritën në fushë dhe u stërvitën për rreth një orë.Vetëm mbrojtësi Arlind Ajeti është stërvitur veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor. Gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar dhe sot do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Letoninë. Pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht me lojtarët që punuan në pjesën më të madhe me ushtrime me topin dhe pjesën taktike. Kombëtarja do të luajë në mbrëmje, në orën 20:45 me orën lokale të Shqipërisë ndaj Letonisë sfidën e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026.

FORMACIONI Me një ndeshje shumë të mirë kundër Serbisë, Strakosha konfirmoi se reflekset e tij janë aty, pavarësisht minutave të pakta, ai mbetet numri një tashmë në Komëbtare. Duke parë mungesën e Gjimshitit dhe ngarkesën e Ajetit, logjika të çon që Kumbulla dhe Ismajli të jenë dyshja e qendrës së mbrojtjes. Kanë luajtur bashkë në Ligën e Kombeve. Majtas Mario Mitaj pritet ta nisë sërish nga fillimi, ndërsa në krahun e djathtë, mund të jetë radha e Balliut.

DS

Një mesfushë e re me Asllanin dhe Shehun, duket se i ka fituar zemrën Silvinjos. I besoi kundër Serbisë dhe, nëse Shehu nuk ka ndonjë shqetësim, ai do të jetë sërish nga minuta e parë. Duke vlerësuar gjendjen e Qazim Laçit, mund të jetë ose ai ose Nedim Bajrami në atë pozicion, duke qënë se duhet më shumë aftësi krijuese. Në krahun e djathtë mendohet Broja dhe përpara Manaj ose Daku. Në anën tjetër Hoxha ose Muçi, edhe pse ky i fundit nuk është preferuar nga Silvinjo për asnjë minutë në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular