Kancelari austriak Christian Stocker, ka shpallur tre ditë zie kombëtare në kujtim të viktimave të sulmit në një shkollë në Graz.
Ai tha gjithashtu se nesër në orën 11:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin për nëntë personat që humbën jetën, ndërsa 12 të tjerë u plagosën.
Ndërkohë, sipas drejtorit të policisë lokale, Gerald Ortner, personi i armatosur ishte 21 vjeç, i cili jetonte në Graz, përdori dy armë, të cilat i zotëronte ligjërisht.
21-vjeçari, një ish-nxënës i shkollës i ka dhënë fund jetës së tij në një tualet në ndërtesë, sipas vlerësimeve të policisë.
Siç konfirmohet nga Ministri i Brendshëm Gerhard Karner, i riu nuk i kishte përfunduar studimet në shkollën në fjalë.
Më shumë se 300 oficerë policie evakuuan menjëherë shkollën pas ngjarjes tragjike. Autoritetet theksojnë se deri më tani nuk ka arsye të qarta për motivet e sulmit, ndërsa shkolla ku ndodhi sulmi do të mbetet e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm.