HomeBotaTë shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri, raportohet për...

Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Austri, raportohet për 5 viktima! Ja për çfarë dyshohet

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në një shkollë në qytetin austriak, Grazit.

Mediat lokale raportojnë se të paktën pesë persona (nxënës dhe mësues) janë vrarë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në shkollë.

Transmetuesi kombëtar austriak ORF bën me dije se autor i ngjarjes  dyshohet  se është një nxënës i shkollës, i cili pas krimit kreu vetëvrasje.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që forcat të shumta policie kanë rrethuar zonën.

Mësohet se nga sulmi kanë mbetur të plagosur gjithashtu disa nxënës dhe mësues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular