Këto janë çastet e tmerrit të fiksuara në kamerat e celularëve të personave që ndodheshin në shkollën në Graz të Austrisë, teksa një i ri zbrazi armën duke lënë të vdekur 10 persona dhe 12 të plagosur.
Në videot e postuara në internet, dëgjohen zhurmat drithëruese të të shtënave me armë zjarri, me pamje si nga jashtë ashtu edhe nga brenda korridoreve.
Deri më tani, mbetet e paqartë nëse ka pasur një autor të dytë, ndërsa i dyshuari thuhet se është gjetur i vdekur në tualete nga komandot austriakë të ekipit të famshëm Cobra.
https://twitter.com/i/status/1932376272862106058
Ministria e Brendshme e Austrisë konfirmon se disa persona u vranë në të shtënat, ashtu si edhe policia, por numri mbetet i paqartë, në 10 apo 11. Policia zyrtarisht flet për shumë viktima, pa dhënë një numër të saktë viktimash, por konfirmon se personi i armatosur është midis tyre.
Sipas informacioneve të konfirmuara, autori i krimit është një ish-student 22-vjeçar dhe ishte i armatosur me një armë zjarri dhe me shumë gjasa një pushkë gjahu.
Rreth orës 10 të mëngjesit, policia austriake nisi një operacion në shkollën BORG në Dreierschützengasse, duke përfshirë edhe ndihmën e një helikopteri.
Sipas mediave austriake, të shtëna u regjistruan në dy klasa. Burri i një mësueseje që fshihej në shkollë i tha gazetës Kronen Zeitung se u dëgjuan njëzet të shtëna.
Kryetarja e bashkisë së Gracit, Elke Kar, foli për një tragjedi të tmerrshme në deklaratat e saj të para për agjencinë austriake të lajmeve APA.