Nga Zenel Hoxha
BUJAR BUKOSHI, KRYEMINISTRI I LUFTËS PËR LIRI TË KOSOVËS!
Miq të nderuar, sëbashku me ju i shprehim ngushëllimet familjes së të ndjerit Bujar Bukoshi!
E kam takuar për herë të parë në verën e vitit 1993, në Tiranë.
Mbresat ishin të veçanta!
Ndjesia ime ishte sikur takova Kryeministrin e një vendi demokratik, perendimor, e ai vend deshiroja që të ishte Kosova ( sa më shpejtë e tillë)sepse Kryeminstri i saj i bartëte të gjitha tiparet e një burrë shteti të kompletuar.
Ne vazhduam komunikimin, bashkëpunimin me KM Bukoshi për lirinë e Kosovës.
Ai pas vitit 1993 udhëhiqte linjën e forcës ,per të sjellur lirinë e Kosovës, për të arritur atë synim, ai kishte nisur prej kohësh organizimin e Ushtrisë( FARK), siç ishin bashkimi i ushtarakëve të lartë shqiptar të ish Jugosllavisë si Ahmet Krasniqi me shokë, gjithashtu solli të rinj të zjarrtë, nga Kosova e jashtë saj për tu stervitur, pergatitur nga Akademia Ushtarake e Shqipërise dhe strukturat poshtë saj, dua të permend se njeri prej tyre ishte edhe Adem Jashari.
Kujtoj se sa herë që takoheshim sëbashku, vetëm unë edhe ai, shprehëte padurimin per tja nisur luftës së armatosur.
Ai është ideatori, nismëtari i lëvizjes armatosur per lirinë e Kosovës. Ai sëbashku me atdhetarë të tjerë si Ahmet Krasniqi-i cilu u caktua si Minister i Luftës per liri, organizuan brigadat e para luftarake te FARK-ut( Forcat e Armatosura të Republikës Kosovës.
Kujtoj komunikimin me mikun tim, Kryeministrin trim Bujar Bukoshi pas masakrës Prekazit, si edhe dy takimet tona sekrete në Londër, me synim sigurimin e armëve të renda per të pajisur luftëtarët per liri.
KM Bujar Bukoshi do të kujtohet si atdhetar i madh i kombit shqiptar, Kryeministri intekektual, me nje elokuence e karizëm të jashtëzakonëshme, modest, i thjeshtë, i qetë, i perkushtuar deri ne fund te jetes per një të ardhëme te ndritur të Kosovës.
Ai sëbashku me Presidentin Dr.Ibrahim Rugova mbetën në histori si arkitektë të lirisë të Kosovës.
Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës miku im!