Nga Shefqet Meko
Shqiptaro-Amerikani nga Shkodra, Dr. Maltin Repishti, ka ditlindjen. Sot familja, tё dashurit, miqtё e kolegёt e kujtojnё me mall. Shkruaj kёto radhё duke menduar pёr dhimbjen pёrvёluese tё fёmijve dhe bashkёshortes, boshllёkun profesional qё ka krijuar mes kolegёve dhe miqve nё San Diego, me ikjen e beftё kёtё fillimviti. Mallёngjyshёm kujtoj se shkodrani i mrekullueshёm, pёr vite me radhё, veçmas kur ishte “mjeku im” nё Minneapolis, do tё mё telefononte nё çdo ditlindje.Mjeku i tanishёm kurrё nuk kujtohet. Dr.Maltin Repishti dhe gazetari zvicerian Hans Mueller, do ishin “zilet qё mё zgjonin” nё çdo ditlindje.
Nuk e kisha menduar se kёtё qershor 2025, do tё shkruaja kёto radhё mall-dhimbje pёr Maltin Repishtin. Iku aq papritur, aq befasishёm.Ndёrkohё pёr ne qё e njohёm, qё e çmonim dhe deshёm, qё ja dallonim shpirtin e madh njerёzor nё çdo fjalё e buzёqeshje, qё ishim tё vetёdijshёm nё profesionalizmin e tij dhe kulturёn e gjёrё qё shpalosej nё bisedat mё tё, sot ai “qesh” nё retinat tona.Pёr ne Maltin Repishti nuk ka ikur kurrё.Ai mbetet njeriu i mirё qё nuk largohet, por “sodit” i heshtur…
Rastёsia nё jetё tё njeh me shumё njerёz. Shumica e tyre mbeten “njё xhiro”. Maltin Repishti ishte dhe mbetet ndryshe. Njё shok e mik i rrallё. Ish-studenti i mjekёsisё qё ngriti zёrin e revoltёs nё dhjetor tё vitit 1990, duke mos kёrkuar asgjё, mbetet njё referencё nё kujtesё, njё lloj arshive me plot domethёnie.Kur sillnim nё biseda ato kohё, ai do mё thoshte: “Revolta ime kishte njё synim: tё ndryshonte “vetmbytja politike”…Asgjё tjetёr nuk mё interesonte.U mposht komunizmi, qё ishte ёndёrrim pёr mua dhe ika…”.
Nё atё fundshekulli, ai kёrkoi tё ardhmen e vet larg vendlindjes.Maltin Repishti shkeli nё tokёn amerikane me pak dollarё nё xhep e plot projekte pёr vete dhe familjen qё do krijonte.Siç mё rrёfente nuk ju nda synimit tё vet qё tё bёhej doktor me “diplomё Amerikane”. Ashtu ndodhi, por jo pa punё.E filloi nё San Diego dhe e finalizoi nё El Paso. “Shkoja nё shkollё ditёn e gjithё natёn shёrbeja si ndihmёs mjek nё spitale nё Kaliforni dhe Teksas pёr tё mposhtur sfidat e fillimit, jetesёn, detyrimet e kolegjit e duke hedhur ‘piketat e sё jetёs’…” mё rrёfente. Aventura nё Amerikё e Maltin Repishtit ishte njё kapitull i bukur i bisedave tona.Ai ishte shembulli i njeriut tё paepur qё shihte qartё njё tё ardhme tё bukur.Ai jo vetёm qё realizoi tё diplomohej me sukses si mjek, por mendoi edhe pёr miqtё e vet. “Kisha dёshirё qё shokёt e mi, sidomos ata tё fakultetit nё Tiranё, tё “notonin” nёpёr Amerikё duke bёrё atё qё bёra unё nё mёnyrёn e tyre” mё rrёfente. Janё disa shqiptarё nё Çikago, San Diego e gjetkё qё “spirancёn” e parё kishin Maltin Repishtin. Ai nuk ua pёrmendi kurrё. “Ne bёjmё mirё kur mundemi, sepse kjo na krijon energji nё shpirt pёr tё hedhur hapin tjetёr tё suksesit personal. E kam provuar vetё.Kurrё nuk humb e mira brёnda teje”, kujtoj tё mё thoshte .
Koha me Maltinin ishte njё “univers gazmor”, njё fluturim intelektual nё hapёsira mendimi, njё “injeksion shprese” qё tё pёrtёrinte.Nga takimet me tё, pёrherё jam gjallёruar nё mendёsitё e mia. Kishte njё lloj magjie biseda me shkodranin e rrallё. Ai tё pёrpinte nё rrёfimet e veta.Nё Minneapolis, ku ai jetoi gati njё dekadё , ku u martua dhe krijoi familjen e vet, madje u bё baba pёr herё tё parё, la njё kujtim vezullues. Dr.Maltin Repishti, nё historinё e komunitetit tonё nё Minnnesota, shёnohet si mjeku i parё shqiptar, i cili la njё histori dinjitoze jo vetёm tek pacientёt e vet, por edhe nё qarqet intelektuale qё e njohёn dhe shfaqej pёrherё si personalitet i spikatur shqiptar. Ishte bota e madhe e qytetarisё shkodrane, fuqia e kultura e familjes qё e rriti, ishte tradita e Repishtёve qё ishin brumur nё karakterin e doktorit buzagaz.
Maltin Repishti nuk i mbushi tё plota 58 vitet, por jeta e tij ishte njё lёvizje me “shpejtёsi drite”. Nё atё hapёsirё kohore tё jetёs qё “nёnshkroi” Ligji i Natyrёs, ai punoi pa u lodhur duke qёnё “doktori qё shёronte” me fjalёn e ngrohtё, ndёrsa recetat ishin “formalitet i profesionit”. Nё sytё e tij qeshte shpirti njerёzor dhe guximi pёr tё arritur majat e profesionit, duke realizuar jetёn e begatё pёr familjen dhe trashgёminё e vet. E dallueshmja pёr djalin nga Shkodra e Shqipёrisё, ishte vizioni i tij pёr jetёn e vet: Nё kёtё plan Maltini kishte saktёsi atomike. Ai “pikturonte” ёndrrat nё qiell dhe i realizonte pёrditshёm, ai fliste e dёgjohej me ёndje, ai premtonte atё qё mundej dhe nuk harronte, ai ishte familjari model, bashkёshort ёndёrrimtar dhe prind i dedikuar. Njё shok e mik si Maltin Repishti nuk e gjen dot mё Minneapolis, as nё San Diego, as nё Tiranё apo Nju Jork. Ishte njё ndriçim i rrallё i botёs njerёzore dhe “mbret” i mirёsisё.Pёr ne qё e njohёm, pёr ne qё gёzuam çaste me tё, qё diskutuam aq shumё gjёra nga shёndeti deri tek arti, gjithёsia, astro-fizika e politika, ikja e tij na la pezull, duke na mbushur me kujtime qё vijon t’i “delegojё” shpirti i Maltin Repishtit. Ai jetoi “jetёn qё deshte”, e cila edhe kur befas “solli momentet e errёta”, siç mё shkruante nё dhjetor 2024, Dr. Repishti nuk u dorёzua. Ai “luftoi pёr triumf” si njё gladiator edhe pse nuk mundi.Ne tё gjithё lindim pёr tё vdekur, por varet si jeton deri “tek ikja”. Çdo moment tё vet ai e jetoi me plot punё, arritje, shёrbime e dashuri ndaj prindёrve, familjes, miqve, shokёve, kolegёve, pacientёve, njё jetё plot arritje e fisnikёri, qё siç thoshte Mark Tuin, kur le gjurmё tё tilla e papritur vdes, “edhe varrmihёsit ndiejnё keqardhje”…
Vetёm pa ditё dhe Amerika feston Ditёn e Babait. Mё 15 Qershor 2025, dy djemtё dhe dy vajzat e Maltin Repishtit, pёr herё tё parё nё kёtё ditё nderim pёr Baballarёt, nuk do ta kenё pёrballё Babain e qeshur, por me sy tё pёrlotur e vёshtrim nga Qielli do belbёzojnё “ Babai Ynё”. Lot dhe emocion sё bashku. Do jetё jehona e parё e mallit e dashurisё pa Maltinin nё Ditёn e Babait, jehonё e famijve tё tij do jetё “sateliti” nё rrethrrotullim tё pёrhershёm pёr Maltin Repishtin. Trashёgimia qё la pas janё legjitimiteti i artё dhe pёrjetёsia e Tij.
Mё ndje Dr. Maltin Repishti, qё nuk tё urova dot asnjё ditlindje, sepse pёrherё, sidomos nё verё, Ti udhёtoje nёpёr Botё, duke lёnё kudo dritё e kujtime tё bukura, duke mbetur njё “Vezullim Shqiptar”…
Minneapolis, 11 Qershor 2025