HomeKronike“E çova fëmijën në makinën që ishte e parkuar në diell, më...

“E çova fëmijën në makinën që ishte e parkuar në diell, më pas…”- Zbardhet dëshmia e nënës shqiptare! Dy momentet kyçe të hetimeve

spot_imgspot_img

Autoritetet gjyqësore në Paro të Greqisë po përpiqen të zbulojnë shkaqet e vdekjes së një foshnje pesë muajshe, për të cilën deri më tani nuk ka një shpjegim të qartë.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin Paraspóros, ku foshnja qëndroi disa orë nën diell. Sipas babait shqiptar, foshnja ishte në diell rreth dy orë, ndërsa nëna, po shqiptare pretendon se qëndruan nga mëngjesi deri në mesditë.

Dy momente kyçe janë theksuar gjatë hetimeve. I pari është periudha kur nëna ndodhej vetëm me foshnjën në makinë, e cila ishte gjithashtu ekspozuar ndaj temperaturave të larta dhe kishte ngjashmëri me një furrë. Në dëshminë e saj, nëna tregoi:

“Shkuam në mëngjes me bashkëshortin dhe fëmijët tanë. Qëndruam gjithë kohën në diell. Foshnja filloi të qante dhe unë vendosa ta çoja në makinë, e cila ishte e parkuar në diell. Qëndrova aty për gjysmë ore dhe më pas i tregova burrit se foshnja qante pa pushim, nuk ishte mirë dhe duhej të largoheshim. U larguam në orën 15:00 drejt shtëpisë.”

Nga ana e tij babai pretendon se nëna mungoi për vetëm 10-15 minuta dhe nuk di se çfarë ndodhi gjatë asaj kohe.

Momenti i dytë i rëndësishëm është periudha kur nëna mbeti vetëm me foshnjën në shtëpi nga ora 15:00 deri në orën 17:00, kur ajo e transportoi foshnjën tashmë të pajetë në Qendrën Shëndetësore të Paros.

“Pak pas pas ardhjes në shtëpi, bashkëshorti dhe djali im shkuan përsëri në plazh. Pas një ore e gjysmë apo dy orë, kuptova se diçka nuk shkonte me foshnjen. E mbështolla me një batanije dhe e dërgova në Qendrën Shëndetësore të Paros. Kur mbërrita, i thashë mjekut se foshnja nuk po merrte frymë. Nuk e di se çfarë ndodhi.”

Nëna është në gjendje shoku që nga pasditja e së dielës dhe nuk ka dhënë detaje për orët vendimtare që kaloi vetëm me foshnjen, raportojnë mediat greke.

Mjekët ligjorë po hetojnë jo vetëm për komplikimet nga goditja e diellit, por mundësinë e gëlltitjes së ndonjë trupi të huaj, ndërsa është përjashtuar skenari i një veprimi kriminal.

Babai dhe pjesëtarë të tjerë të familjes ndodhen në Paro duke u përpjekur të përballojnë humbjen tragjike, ndërsa nëna pritet të japë shpjegime para gjykatës lidhur me vdekjen e foshnjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular