HomeKronikeEMRI/Injoroi paralajmërimet për të mos u futur në det, 41-vjeçarja shqiptare humb...

EMRI/Injoroi paralajmërimet për të mos u futur në det, 41-vjeçarja shqiptare humb jetën tragjikisht në një plazh në Tajlandë

spot_imgspot_img

Një grua shqiptare 41-vjeçare, ka humbur jetën tragjikisht pasi u mbyt në det në plazhin Karon të Phuket, në Tajlandë, pasditen e djeshme, 10 qershor. 

Sipas mediave të huaja, shqiptarja është identifikuar si Daniela Idrisi. Ajo kishte hyrë për të notuar në një zonë ku ishin vendosur flamuj të kuq paralajmërues për ndalim noti për shkak të dallgëve të forta dhe erërave të rrezikshme.

Pavarësisht paralajmërimeve të shpëtimtarëve dhe sinjalizimeve me bilbil, ajo dhe bashkëshorti i saj me origjinë egjiptiane, Mohammed Abdulkhaliya Hamdi Alsaba, 43 vjeç, ishin futur në det.

Shqiptarja së bashku me partnerin e saj, pas një vakti ushqimi, kishin shkuar në plazh për të notuar, por vetëm 10 minuta më vonë ndodhi tragjedia.

Sipas dëshmisë së shpëtimtarëve në vendin e ngjarjes, të dy turistët hynë në ujë në një zonë me flamuj të kuq. Edhe pse u paralajmëruan disa herë nga stafi i shpëtimtarëve, çifti nuk i mori parasysh dhe pas pak çastesh, gruaja u zhduk në ujë.

Ekipet e shpëtimit ndërhynë menjëherë dhe arritën të nxjerrin trupin e saj nga deti, duke i dhënë ndihmën e parë dhe kryer CPR, përpara se ta transportonin drejt spitalit të Chalong. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë përpara se të mbërrinte në spital, siç konfirmuan mjekët.

Policia lokale dhe autoritetet turistike ndërhynë për hetimin e ngjarjes. Partneri i saj u gjet në gjendje të rënduar emocionale, duke qarë pranë shtratit të saj në spital.

Trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi në Spitalin Vachira Phuket, ndërsa ambasada përkatëse është njoftuar për të ndihmuar me procedurat për kthimin e trupit në atdhe.

Plazhi Karon, një ndër më të njohurit në Phuket, ka rreth 1 kilometër gjatësi dhe është i monitoruar nga pesë shpëtimtarë. Flamujt e kuq ishin vendosur përgjatë gjithë vijës bregdetare si paralajmërim i qartë për rrezikun nga dallgët e larta dhe rrymat e forta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular