Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, foli pas barazimit 1 me 1 që Shqipëria regjistroi në transfertë ndaj Letonisë. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, për mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh:
“Donim të fitonim, e dimë çfarë ëndrre kemi. Kemi bërë një pjesë të parë të dobët, kemi bërë shumë gabime. Në pjesën e dytë ishte shumë vonë, u mbyllën shumë mirë.
Unë nuk flas për ndryshime. Të gjitha skuadrat janë të lodhura, është një gjë nga ana mentale jo fizike. S’kemi folur, jemi shumë të mërzitur. Jemi në vend të dytë, Serbia ka dy ndeshje më pak. Duhet të fitojmë ndeshjet në shtator. Sulmuesët, ne punojmë, nuk e di pse nuk vijnë golat. Duhet të punojmë më fortë, sepse na duhen golat, na duhen fitoret.
Këtu në Kombëtare, kam bërë një rol tjetër. Ma ka kërkuar trajneri që të shkoja afër Shehut, kishin sulmues të fortë nga ana fizike. Në pjesën e dytë e lamë Laçin më lartë, për të fituar ta fitonim ndeshjen, por nuk shkoi”, u shpreh Asllani.