HomeAktualitetFOTO/Lea Bajrami mes viktimave të sulmit të armatosur brenda një shkolle në...

FOTO/Lea Bajrami mes viktimave të sulmit të armatosur brenda një shkolle në Austri

spot_imgspot_img

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot qytetin e Grazit në Austri, ku një person i armatosur ka hapur zjarr në një qendër për kujdesin e fëmijëve, duke vrarë 10 persona. Mes viktimave është edhe një vajzë nga Kosova, Lea Bajrami.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i cili ka shprehur ngushëllime të thella për familjen Bajrami dhe gjithë komunitetin.

“Më pikëlloi pa masë lajmi për humbjen tragjike të vajzës suaj Lea. Humbja e një jete të re është një plagë që lë gjurmë të pashlyeshme në shpirtin e secilit prej nesh,” tha Haliti.

Sipas autoriteteve austriake, sulmi ndodhi gjatë paradites, kur një person ende i paidentifikuar zyrtarisht hyri në qendrën arsimore dhe nisi të qëllonte ndaj të pranishmëve. Viktimat përfshijnë fëmijë dhe punonjës të institucionit.

Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit.

Ngjarja TRAGJIKE në Austri/ Lea Bajrami mes viktimave të sulmit
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular