Prej kohësh qarkullonin zëra. Kryebashkiaku i Ersekës dhe ish humoristi i estradës Erion Isai i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.

Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.
Por tashmë duket se ndarja e është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.
Isai dhe Ajlin Petrela ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Në vendimin e gjykatës, ndër të tjera thuhet se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.
Çfarë tha ish-bashkëshortja e tij tre vite më parë?
Pas 12 vitesh bashkëjetesë me Erion Isain, bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela rrëfeu në “Aldo Morning Show” se më në fund po i përkushtohet karrierës së saj si regjisore.
“Nga eksperienca ime personale në 12 vite bashkjetesë me Erionin, kam sakrifikuar unë, absolut. Kam sakrifikuar unë dhe në këto 12 vite Erioni ka sakrifikuar vetëm 2 muaj të jetës së tij, këto dy muaj që unë kam punuar për shfaqjen.”

Domethënë, nuk është se po tregohesh egoiste apo jo?- e pyet moderatori. “Jo, jo fare, fare. Zero.
Të gjithë ata që flasin për barazi janë falsë? E vërteta është që ti ke sakrifikuar, çfarë ke sakrifikuar, e dashur Ajlin?- e pyet moderatori.
“Kam sakrifikuar karrierën time për të bërë Erioni karrierë duke qenë që në Shqipëri është gjithmonë teoria që meshkujt ecin më shpejt se femrat, duke qenë se unë ngela shtatzënë në vitet që mund të bëja karrierën time dhe solla në jetë vajzën e parë, jam shumë e lumtur për këtë, nuk jam e penduar fare, domethënë dy vajzat e mia janë kulmi i karrierës time.

Erdhi ky katunari nga Erseka’, Erion Isai dhe Ajlin Petrela tregojnë si janë njohur
Karriera profesionale fillon tani. Kjo është sakrificë e përbashkët në këtë pjesë – i thotë moderatori
“Dhe aq e përbashkët nuk do thoja”- u përgjigj ajo.