HomeKronikeHumbi jetën në sulmin në Austri, i afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren...

Humbi jetën në sulmin në Austri, i afërmi prek me postimin për 15-vjeçaren shqiptare: Pusho e qetë, engjëlli i familjes

spot_imgspot_img

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Grazit në Austri, ditën e djeshme ku humbën jetën 11 persona, si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë nga një 21-vjeçar.

Mes viktimave ishte edhe Lea Bajrami, një vajzë 15-vjeçare me origjinë nga Kosova.

Lajmin e trishtë për vdekjen e Leas, e kanë konfirmuar familjarët e saj, të cilët kanë shpërndarë në rrjete sociale një fotografi të saj, ku ajo shihet e veshur me fanellën e Kosovës.

“Pusho e qetë, engjëlli jonë i familjes, LEA. Lea jonë humbi jetën shkaku i sulmit terrorist sot në Graz të Austrisë!”, ka shkruar Eroll Bajrami, një i afërm i saj. 

Ndërkohë, autoritetet austriake janë duke hetuar motivet e sulmit i cili shkaktoi 10 të vdekur e dhjetëra të plagosur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular