HomeAktualitetKush është 21 vjeçari që vrau 9 nxënës dhe 1 mësues në...

Kush është 21 vjeçari që vrau 9 nxënës dhe 1 mësues në një shkollë, në Austri

spot_imgspot_img

Mediat austriake kanë publikuar fotot e para të 21-vjeçarit Arthur A., i cili vrau ditë e djeshme me armë zjarri 10 persona (nëntë nxënës dhe një mësues) përpara se të kryente vetëvrasje gjatë sulmit të tij në një shkollë në Graz të Austrisë.

Në njërën, ai shfaqet i vetëm, ndërsa në një tjetër mban një mace të vogël.

Ndërkohë, autoritetet austriake po e hetojnë akoma sulmin nga 21-vjeçari, i cili jetonte me nënën e tij beqare, në Kalsdorf pranë Grazit. Babai i tij është armen.

Sipas informacioneve nga Kronen, në shënimin e vetëvrasjes të gjetur në dhomën e tij, i riu dyshohet se përshkroi se kishte dështuar në mësime dhe po kërkonte të fajësonte dikë. Mediat e huaja raportojnë se ai kishte ngleur në të njëjtën klasë disa herë.

Në një video lamtumire që ai e regjistroi në telefonin e tij celular dhe ia dërgoi nënës së tij pak para sulmit, ai i kërkon asaj ta falë “për atë që do të bëjë”. Ai gjithashtu falënderon nënën e tij për kujdesin që mori prej saj.

Autoritetet, thonë se nëna e autorit të krimit e hapi videon 24 minuta pasi e mori atë, kur sulmi kishte ndodhur tashmë dhe djali i saj i kishte dhënë fund jetës.

Ai la gjithashtu një letër ku akuzonte shkollën për bullizëm ndaj tij dhe u kërkonte atyre të kujdeseshin për macen e tij, me të cilën ai pozon në foton e publikuar nga mediat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular