HomeKronikePo vizitonte Butrintin me një grup të huajsh, ndërron jetë turisti! Bluzat...

Po vizitonte Butrintin me një grup të huajsh, ndërron jetë turisti! Bluzat e bardha dyshojnë për….

spot_imgspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku një shtetas i huaj që po vizitonte zonën me një grup turistësh është ndjerë keq papritur.

Menjëherë pas shqetësimeve të para, është njoftuar ambulanca e Sarandës, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe e ka transportuar të huajin drejt spitalit. Fatkeqësisht, gjendja e tij është përkeqësuar gjatë rrugës dhe ka ndërruar jetë pak para mbërritjes në spital.

Sipas burimeve nga personeli mjekësor, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak, nga temperaturat e larta që kanë përfshirë zonën këto ditë.

Trupi i viktimës ndodhet aktualisht në morgun e spitalit të Sarandës dhe pritet të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular