Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 6-vjeçar është gjetur i pajetë buzë lumit Shkumbin.
Ka qenë shtetasja me iniciale D. A, e cila rreth orës 19:50 të pasditës së djeshme (10 Maj) kishte denoncuar se nipi i saj kishte humbur.
Pas nisjes së kërkimeve nga ana e policisë, trupi i pajetë i të miturit është gjetur buzë lumit Shkumbin në lagjen “Çezme”.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të 6-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se është mbytur në lumë.
“Rreth orës 19:50 të datës 10.06.2025, ka njoftuar shtetasja D. A. se prej 3 orësh, kishte humbur nipi i saj 6-vjeçar. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e të miturit dhe rreth orës 21:30, kanë gjetur trupin e pajetë të tij, buzë lumit Shkumbin, konkretisht në lagjen “Çezme”.
Gjatë këqyrjes paraprake të trupit të të miturit, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është mbytur në lumë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, me qëllim vlerësimin juridik të rastit”, njoftoi policia.