HomeRajoni26 vjet nga çlirimi, Ambasada amerikane në Kosovë: 12 qershori 1999, një...

26 vjet nga çlirimi, Ambasada amerikane në Kosovë: 12 qershori 1999, një pikë kthese! Solli shpresë dhe siguri

spot_imgspot_img

Ambasada amerikane në Prishtinë, ka rikujtuar sot në 26-vjetorin e çlirimit  hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë.

Ambasada e SHBA-së shkruan se në këtë përvjetor, nderojnë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet.

“Sot shënohen 26 vjet që kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë, duke sjellë shpresë, siguri dhe një rrugë drejt paqes. 12 qershori 1999 ishte një pikë kthese, një pikë që u lejoi familjeve të zhvendosura të ktheheshin dhe komuniteteve të fillonin rindërtimin.

Në këtë përvjetor, ne nderojmë qëndrueshmërinë e popullit të Kosovës dhe angazhimin tonë të përbashkët për të ndërtuar një të ardhme të bazuar në paqe, siguri dhe prosperitet”, shkruan ambasada amerikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular